Sulmuesi i Lyont, Memphis Depay do të ndërrojë ambient këtë afat kalimtar veror.
Por, se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën mbetet ende një enigmë.
Së fundmi, Depay në një intervistë dhënë gazetës franceze, L’Equipe tha se ka edhe klube tjera në garë përveç Barcelonës.
“Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me mua, është e vërtetë. Por ka edhe klube tjera në garë. Nuk e kam vendosur të ardhmen time ende momentalisht. Kam nevojë për pak kohë pastaj do ta zgjedhë klubin tim të ardhshëm” – u shpreh holandezi.
27-vjeçari është pjesë e Lyonit që nga viti 2017, kurse paraprakisht kishte luajtur për Manchester Unitedin e PSV Eindhoven.