Dje gjatë ditës u arrestuan dhe deportuan nga Kosova 6 shtetas turq. Si rezultat kryeministri Haradinaj, sot vendosi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi.
Të gjitha këto zhvillime nuk kanë lënë pa u komentuar edhe nga mediat e fuqishme ndërkombëtare.
New York Times i ka kushtuar një artikull të veçantë këtyre zhvillimeve, duke folur me theks të veçantë për shkarkimet e sotme.
“Kryeministri i Kosovës ka shkarkuar ministrin e tij të brendshëm, dhe shefin e Intelegjencës për deportimin e gjashtë turqve pa lejen e tij”, shkruan New York Times.
Kjo gazetë e njohur edhe gjatë ditës së djeshme kishte raportuar për arrestimin e gjashtë gylenistëve.
“Policia arrestoi gjashtë turq që punonin në një shkoll, që punonin te pronari që Erdogan e fajëson për grush-shtetin e dy vjeteve më parë, dhe pastaj i kanë dorëzuar te autoritetet turke”, kishte shkruar NYT.
Edhe e përditshmja tjetër, Washington Post ka raportuar për zhvillimet në Kosovë.
Aty citohet kryeministri Haradinaj për arsyetimin e tij pas shkarkimit të dy zyrtarëve shtetëror.
“Haradinaj tha se Flamur Sefaj dhe Driton Gashi nuk e kishin njoftuar atë për vendimin e tyre”, shkruan Washington Post.
Të gjitha këto zhvillime kanë zënë edhe ballinat e mediave të njohura turke.
Në lidhje me këto ngjarje, presidenti turk Erdogan, tha se përndjekja e Turqisë ndaj gylenistëve nuk do të ndalet.