Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, nën arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Me këtë rast ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se qeveria në ikje në kohë pandemie merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik popullin.

Haradinaj thotë se kjo qeveri e mashtrimit, shkarkon bordin kinse politik të SHSKUK-së, për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të ministrit, kandidatin për deputetet të VV-së, Mirsad Shkretën.

Ky është postimi i plotë:

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.

Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme