Ashtu siç kemi njoftuar paraprakisht, Deppo Market, me rastin e hapjes, ka dhuruar donacion për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe Organizatën “Autizmi”.
Në bazë të zotimit që është bërë, qarkullimi ditor i ditës së hapjes, në pikën Deppo Market në lagjen Dardania- Prizren, i është dhuruar Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Ndërsa, shuma e mbledhur në pikën Deppo Market, rruga Dubrovniku- Prishtinë, i është dhuruar donacion Organizatës “Autizmi”.
Përfaqësuesit nga të dy shoqatat, kanë pranuar shumat e caktuara, duke nënshkruar dokumentet përkatëse, krahas kërkesave dhe procedurave ligjore.
Atyre poashtu, si dëshmi, iu paraqitën edhe Z-raportet e pikave përkatëse.
Palët u dakorduan për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme, me qëllim të zhvillimit dhe kontributit në shoqëri.