Rahoveci pranon donacion dezinfektues për duar nga “Bodrumi i Vjetër”

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga kompania “Bodrumi i Vjetër”, dezinfektues për duar për parandalimin e Coronavirusit.

Kjo është komunikata e plotë:

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot donacion nga Kompania “Bodrumi i Vjetër” me pronar z. Ruzhdi Haxhijaha, i cili ka dhuruar 1000 copë (100ml) dhe 600 copë (500ml) dezinfektues për duar, i cili do të shërbejë për parandalimin e COVID-19 të gjithë punonjësve të Komunës së Rahovecit, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Stacionit Policor në Rahovec.

Produkti i dhuruar për institucionet e Komunës së Rahoveci, është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht dhe është i licencuar nga organet kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme