Komisioni për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, ka zhvilluar takim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Mediet ishin të lejuara të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, raporton Ekonomia Online.
Ky komision gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime edhe me komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovë dhe me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme ata kanë nënshkruar memorandum të Bashkëpunimit me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.