Deputetët kërkojnë interpretimin e Zyrës Ligjore lidhur me vendimin për zëvendës Avokatët e Popullit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 14:42 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paqartësia në kompetenca lidhur me çështjen e ankesave dhe zgjedhjes së 5 zëvendës Avokatëve të Popullit dhe konkursit për këto pozita, ka bërë që anëtarët e Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore të kërkojnë interpretim nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e këtij Komisioni anëtaret  kanë diskutuar edhe për shqyrtimin e ankesave ku edhe linden paqartësi rreth kompetencave.

Pas shumë diskutimeve është vendosur që të enjten të mbahet një takim me Zyrën Ligjore të Kuvendit për të diskutuar lidhur me kompetencat të mbahet të enjten më 29 prill.

Amtarja e komisionit nga VV, Saranda Bogujevci tha që ka ankesa rreth kandidimit të kandidatëve dhe si komision nuk duhet anashkaluar.

“Është shqetësuese që kemi disa ankesa në procesin e intervistimit të kandidatëve dhe nuk duhet të ketë dhe nuk mundemi si komision ti anashkalojmë. Tjetër e rëndësishme është që për secilën ankesë që kemi ta kemi një përgjigje me shkrim nga zyra e Avokatit të Popullit dhe pastaj të na bashkëngjitet edhe dokumentacioni, dhe të ulemi si komision për trajtim të duhur edhe nëse duhet disa orë”, tha ajo .

Duda Bajle, thekson që në pjesën e dytë të raportit i cili ka ardhur nga Avokati i Popullit ku ka dhënë përgjigje për secilin kandidat, propozon që me miratimin e te gjithëve të dihet se a kanë kompetenca të duhura që të hynë në detaje rreth zgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit.

“Nëse nuk kemi kompetenca atëherë nëse jeni pro për të premten me u taku dhe vazhduar  me procesin më në detaje”, tha Bajle e cila propozon që nëse ka kompetenca atëherë mund të vazhdohet në detaje.

Fjolla Ujkani anëtare nga VV tha që nuk duhet votuar për diçka që nuk dihet se për çfarë po diskutohet.

“Na lë të kuptojmë që ankesat duhet të procedohet dhe të diskutohet edhe për palën e ankuesve edhe të Avokatit të Popullit”, thekson Ujkani.

Të ngjashme