Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të votojë në lexim të dytë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë kuorumi, raporton EkonomiaOnline.
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, kërkoi që ky projektligji të hiqet nga rendi i ditës dhe të kthehet në seancë pasi të krijohen kushtet për miratim. Sipas deputetit Nitaj, mos miratimi i këtij projektligji deri më tani është për keqardhje.
LEXO Edhe: Nuk kalon Projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme
“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së. Natyrisht votimin e Lisës Serbe as që e kemi pritur,” është shprehur Nitaj.
LEXO Edhe: Miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore
Votimi i këtij projektligji është shtyer për një ditë tjetër.