Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partive në pozitë dhe opozitë, po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare në Uashington, në kuadër të takimeve të Pranverës, të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtare.
Kosova, në këtë konferencë, ku po marrin pjesë parlamentarë nga 90 vende të botës, po përfaqësohet nga deputetët Xhevahire Izmaku (PDK), Doruntinë Maloku (LDK), Salih Morina (LDK), Safete Hadërgjonaj (PDK), Arben Gashi (LDK), Fisnik Ismaili (VV) dhe koordinatori Vilson Ukaj.
Megjithatë të zgjedhurit e popullit të Kosovës, duket se nuk janë fortë të interesuar të përcjellin edhe aq shumë punimet e kësja konference, transmeton lajmi,net.
Në një foto të publikuar shihet se ata bëjë ‘selfie’ përderisa në podium njëri nga pjesëmarrësit është duke folur.
Ndërsa, që për këtë nuk kanë munguar as komentet e ndryshme në Kosovë. Njëri ndër ta ka qenë edhe Xhavit Drenori asamblist në Drenas, i cili edhe e ka postuar këtë fotografi në Facebook.
Xhevahire Izmaku (PDK), Dorutinë Maloku (LDK) dhe Fisnik Ismaili (VV) me celularë në duar.