Fisnik Ismaili dëshiron të kthehet në Vetëvendosje, por ka një kusht interesant

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, dhe i PSD-së, Fisnik Ismaili tani që sipas të gjithave gjasave ka mbetur jashtë Kuvendit, ka nisur një sfidë të re në rrjetin social Facebook.

Ai po kërkon 10 mijë like për t’u kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje, se a po tallet me qytatërët apo me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, mbetet të shihet.

Ismaili me anë të një shkrimi me ironi që ka bërë, ka thënë nëse bëhën këto like në stasusin e një mikut të tij që ka të njëjtën kërkesë për përdoruesit e Facebook, ai do të kthehej në VV, po me kusht që të reagojë publikisht, pas deklaratave të tilla si ajo e Salih Zybës për Shpend Ahmetin.

“Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili ka dhënë indikacione të qarta që po largohet nga PSD’ja pasi nuk mori vota të mjaftueshme për deputet.

Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme