Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka formuar tri grupe punuese për monitorimin e ligjeve, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e këtij Komisioni, Fitore Pacolli tha se është e paraparë që të monitorohen: Ligji për ujërat; Ligji për pasurimin e miellit dhe Ligji për Pyjet.
Pacolli kërkoi që të punohet më shumë në këtë drejtim.
Deputetët vendosën që pjesë e grupit monitorues për Ligjin për Ujërat të jenë: Milazim Salilaj dhe Fitore Pacolli.
Te Ligjin për pasurimin e miellit: Fitore Pacolli dhe Besian Mustafa. Kurse Ligjin për Pyjet do ta monitorojnë Salih Zyba, Ekrem Mustafa dhe Fadil Nura.