Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, zAvdullahu Hoti i shoqëruar nga deputetët Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Besa Gaxherri, kanë pritur sot në takim një delegacion nga partia Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Nënkryetarët e partisë, Sekretari i partisë dhe njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari.
Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në skenën politike në Kosovë dhe për zhvillimet politike në shtetin fqinj të Maqedonisë.
Gjithashtu në këtë takim u bisedua për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy subjekteve politike në nivel të forumeve të partisë, si dhe në nivel parlamentar.