Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së pritën në takim delegacionin nga Departamenti i Shtetit të kryesuar nga zyrtari i lartë, Ilan Goodman. Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend si dhe për rolin e GP të LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Goodman si dhe stafin e deskut për Kosovën në DASH, për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.
Goodmanvlerësoi lart rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe konfirmoi qëndrimin e SHBA-së për proceset e ardhshme që e presin vendin.