Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.

Të ngjashme