Edhe deputetët e PDK-së kanë lëshuar seancën në të cilën po diskutohet buxheti për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.
Më parë, edhe deputetet e LDK-së dhe AAK-së e lëshuar seancën në të cilën po shqyrtoher në lexim të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Partitë opozitare kanë kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim, pasi sipas tyre është shqyrtuar në procedurë të përshpejtuar dhe ka shkelje kushtetuese.