Deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismaili, bashkë me disa aktivistë të tjerë dhe dashamirë të çiklizmit, do të nisen me biçikleta për një turne 10-ditësh nëpër 26 komuna të Kosovës, në përkrahje të kandidatëve të VV-së për kryetarë dhe atyre për kuvendet komunale, raporton Ekonomia Online.
“Po kjo është një inciativ e re do të përshkojmë një rrugë të gjatë, do të ecim në 26 komuna ku do të përkrahim kandidatët për kryetarë të komunave të Lëvizjes Vetëvendosje në secilin komunë, kështu që ideja jonë është që ndryshimin që e kemi sjell në Prishtinë ta dërgojmë edhe në komunat e tjera. Ne nga Prishtina po nisemi vetëm ne tre, por besoj që gjatë rrugës do të na bashkëngjiten edhe shumë të tjerë”, ka thënë Fitore Pacolli, deputete në Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative ka mesazh sensibilizuese, por njëherësh edhe të përkrahin kandidatët e tyre. Vendi i parë ku do shkojnë me biçikletë është Podujeva.
“Besianë, kemi me shku sot edhe në Vushtrri kemi me përfunduar me kalu natën aty mandej vazhdojmë në 26 komuna. Ideja oshtë me i hëngër ka 10 qebapë, me promovuar 10-shin, për këtë arsye jemi nis sot me 10. 10, në ora 10 e 10 minuta. Nuk besoj që ka me shtu kilogram sepse ka me e vozitë 650 kilometra me biçikletë kështu që me secilin kandidatë për kryetar komune ka me i hëngër ka 10 qebapë, me këtë rast me i promovuar edhe bizneset lokale, me dhanë shumë mesazh që përçon çiklizmi, ruajtjen e ambientit, shëndetin, kujdesin për trafikun urban e ndër urban e më kryesore uniteti që ne po e bëjmë tu e përshkruar krejt Kosovën”, është shprehur Fisnik Ismaili.
Motoja e tyre është “10 në kajmak”.