Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në seancën e rregullt Kuvendit.
Në sallë janë edhe deputetët e opozitës, ku më herët dështuan që ta votojnë rezolutën në mbështetje të policisë, pasi nuk pati kuorum si shkak i bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.
VV-ja po e kundërshton votimin e rezolutës në mbështetje të Policisë së Kosovës, pasi fillimisht po kërkojnë që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.