Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi mbështetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bibliotekat, por nuk pati kuorum për votim.
Ministri Kujtim Gashi tha se kanë harmonizuar dispozitat përkatëse të këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi harmonizuar dispozitat përkatëse dhe paraqesim para jush projektligjin për mbështetje”.
Teuta Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se e përkrahin në parim projektligjin dhe se do të kontribuojnë mes leximit të parë dhe të dytë.
Avdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se do të votojnë pro dhe ndërmjet dy leximeve do të japin kontributin për projektligjin në fjalë.
Driton Çaushi në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, me disa vërejtje tha se do ta përkrahin në parim projektligji.
“Është shpërputhje me gjobat që marrin në kushte të ndryshme, në raport me sjelljet dhe detyrimet në bibloteka. Sot ne e përkrahim në parim miratimin e këtij projektligji”.