Anëtarët e Komisionit Hetimorë për Energjinë 2006-2022 përveç pagës bazë si deputet do të marrin mëditje edhe për punën në këtë komision. Pas konstituimit të këtij komisioni është bërë i ditur edhe buxheti që do të shpenzohet nga komisioni, raporton Ekonomia Online.
Ky komision ka një shumë të majme që do ta ketë nën menaxhim. Totali i buxhetit është rreth 15 mijë euro.
Nga to shumica do të shkojnë për kompensimin e anëtarëve të komisionit.
Kryesuesi Hajdar Beqa do t’i merr 250 euro për një muaj, ndërsa për gjashtë muaj do t’i merr 1 mijë e 500 euro.
Kurse zëvendëskryesuesi Rashit Qalaj do të kompensohet për punën në komision me 182 euro në muaj, e në total për gjashtë muaj me 1 mijë e 96 euro.
Ndërsa anëtarët e tjerë të këtij komisioni do të marrin mëditje nga buxheti i shtetit për një muaj 1 mijë e 760 euro.
Ata në total të gjithë së bashku për gjashtë muaj do t’i marrin 10 mijë e 560 euro.
Për hetimet që do t’i zhvillojnë këta deputet do të organizojnë edhe ekspert të jashtëm. Për tre ekspert komisioni ka paraparë të paguaj nga një mijë euro për secilin në muaj, tre mijë euro për gjashtë muaj.
Përveç këtyre shpenzimeve deputetët kanë përfshitë në buxhet edhe shpenzimet e pijeve gjatë kohës sa kryejnë punën.
Në fund të gjithë votuan pro miratimit të këtij buxheti, me mundësinë që të rishikohet pastaj.
Kryetari i këtij Komisioni, Hajdar Beqa, kërkoi që Komisioni të jetë funksionalë derisa shtoi që javën e ardhshme do të propozohen lista e të ftuarve për intervistim.
“Sa i përket miratimit të buxhetit, çdo veprim e merr kryesia për shtimin apo heqjen e buxhetit. I rëndësishëm është që komisioni të funksionojë dhe kisha rekomanduar të votohet buxheti në këtë formë për ekspert, me shikuar mundësin e rritjes së buxhetit. Të paraqesim kërkesë kryesisë për zgjatjen e mandatit edhe për 6 muaj dhe mendoj që mos të kemi probleme teknike. Javën e ardhshme propozohet për listën e të ftuarve”, tha Beqa.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Rreth dy jave më parë është themeluar Komisioni Hetimor për Energjinë për periudhën 2006-2022.
Ky komision u formua me iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje si konsensus për votimin e Komisionit Hetimorë për Energjinë të propozuar nga opozita.