Deputetët kërkojnë rritje të pagave për infermierët

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:04 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi kanë biseduar  lidhur  dhe shqyrtimin e  ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social.

Me 5 vota për dhe  dy abstenime projektligji është përcjellur për në seancë, raporton EkonomiaOnline.

Ndërsa pikat e tjera nuk janë diskutuar pasi ka munguar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“E kemi proceduar në komisionet e përhershme,e miratojmë e japim të drejtën që ky ligj të shkojë në seancë për lexim të dytë. 5 vota për dy abstenim projektligji përcillet për në seancë. Pika 5 të ndryshme, është biseduar për rritjen e koeficientit për paga”, tha kryesuesja e Komisionit Besa Baftiu.

Ajo ka thënë se do të punojnë për rritje të koeficientit për paga.

“Sindikata e mamive profesionistëve të njëjtat kërkesa për moszbatimin e kontratës kolektive ka të bëjë me ligjin e pagave. Kërkesa e infermierëve është që ne si Komision të marrim iniciativë për plotësim ndryshimin e këtij amandamentimi. Si Komision i kemi shqyrtuar të gjitha kërkesat. Ka kalua ligji, tash sa mundemi me bërë një plotësim ndryshim, infermierët me pas koeficientin më të lartë ashtu jam edhe sot”.

Fatmire Kollçaku ka thënë se lidhje me koeficientin duhet biseduar me ministrin.

“Unë si e kam kuptua ka me qenë komision në Qeveri me shikua në detaje koeficientin, unë mendoj qe ne nuk ju përgjigjemi këtu e pyesim ministrin. Duhet ta ftojmë ministrin dhe ta pyesim konkretisht edhe njëherë për koeficientin. Në këtë moment e kemi të pamundur me ndërhy, duhet t’i shohim me shumë kujdes gjithë koeficientet”.

 Bekim Haxhiu ka thënë se infermierëve duhet t’u rritet paga, por jo të barazohen me infermieret me bachelor.

“Sindikatës së infermierëve duke rikujtuar që unë kam bërë një amendament. Edhe pse komisioni i ka dhënë mbështetje amendamentit tim në seancë nuk ka ndodh e njëjta. Unë jam t’u rritet paga infermierëve në veçanti të atyre me bachelor”.

Të ngjashme