Deputetët në AKK, flasin për parandalimin e korrupsionit

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kanë vizituar Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Takimi u fokusua në aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia Kundër Korrupsionit në zbatimin e këtij ligji, në sfidat me të cilat po përballen institucionet, Autoritetet Përgjegjëse, në zbatimin sa më të duhur të ligjit, si dhe në aktet nën-ligjore të cilat obligojnë Autoritetet Përgjegjëse të miratojnë siç përcakton ky ligj.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion po ashtu u njoftuan nga Havolli në lidhje me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, dhe veprimet e ndërmarra në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, të arriturat e Agjencisë, ndryshimet e kornizës ligjore dhe si sfidat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme