Deputetët s’japin detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë, thonë se respektojnë punën e AKI-së

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 14:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, s’kanë dhënë asnjë detaj, pas raportimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me hapjen e kasafortën në zyrën e Presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.

Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i Komisionit, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës

“Ky ka qenë një takim i cili ka qenë vazhdim i takimit të kaluar, ku ai ka qenë i obliguar për me raportuar për gjendjen e sigurisë në vend, për kërcënimet dhe rreziqet eventuale ndaj Kosovës. Ndër to e kemi trajtuar edhe temën aktuale që u aktualizuar. Ndoshta u aktualizua shumë dhe paarsye ne jemi në vazhdim të realizimit të rolit tonë si Komision për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së Agjencionit Inteligjent të Kosovës dhe besoj qasja jonë serioze në vazhdimësi është kontribut që Agjencioni të zbatoj ligjin dhe Agjencioni gjithherë të jetë kontribuues në sigurinë e Kosovës”, tha Xhelili.

Ndërsa, Arbër Rexha nga VV, anëtarë i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës.

“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, tha ai.

Të ngjashme