Deputetët s’votojnë amendamentin për heqjen e shtesave të tyre

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka propozuar amendamentin i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por ky propozim nuk u miratua.

“Ta zëmë deputetët e Kosovës përveç pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare, shtesa edhe për seancë”.

“Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti”.

“Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa”.

“Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/696719457392167/

Të ngjashme