Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluara. Janë duke u diskutuar projektligjin për takimin e të ardhurave të korporatave.
Menjëherë janë hedhur në votim disa pika, por të cilat nuk kanë marr votat e duhura për t’u miratuar.
– Votimi i raportit të komisionit për të drejtat e njeriut, nuk kalon.
– Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore, nuk kalon
– Raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017 nuk kalon.
– Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
– Votimi i për shkarkimin e 1 anëtari të bordit të autoritetit rregullator. Të komunikimeve postare nuk kalon.
-Votimi në lexim të dytë i Projektligjit Për miniera dhe minerale, nuk kalon.
Nuk ka kaluar poshtu propozim rezoluta lidhur me koalicionit për mos liberalizim.
Deputetët nuk kanë votuar as rekomandimin nga debati parlamentar me lidhje me ngacmimin seksual përdhunimet, abortit ndaj të miturës.
Nuk ka kaluar as votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.
Sejdiu tha se ka kohë që janë sjellë këto rekomandime dhe se ndërmarrja s’ka asnjë rol dhe do të sjell telashe.
Deputetët nuk kanë dhënë votat e mjaftueshme për rezolutën nga debati parlamentar lidhur me mjetet financiare ga shpenzimet e paparashikuara . .
Shefi i GP-të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se e tërheqin këtë rezolutë.
“Ne kemi propozues të kësaj rezolute, ne e tërheqim këtë rezolutë”.