Në Komisionin për Buxhet e Transfere është shqyrtuar sot raporti vjetor financiar i RTK-së për vitin 2019.
Ky raport i vitit të kaluar mori mbështetje nga anëtarët e Komisionit, ndonëse votimi nuk arriti të bëhej në fund, për mungesë kuorumi meqë të pranishëm nuk ishin anëtarët nga PDK e AAK, ndërsa një deputet i Vetëvendosjes që përbënte kuorumin doli nga mbledhja për ta pamundësuar votimin e raportit. Kritika karshi këtij dokumenti financiar pati kryetari i Komisionit për Buxhet, Hekuran Murati.
Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota ftoi ligjvënësit që t`i vizitojnë hapësirat e Transmetuesit Publik për ti parë dhe për tu bindur për kushtet e vështira që përballet stafi i televizionit.
Drejtori i përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati tha se nga 4.5 milionë euro, borxhet kanë rënë në 2 milionë.
“Me mbi 1 milion euro më pak borxhe dhe pa hyrë në obligime të tjera, e ka përmbyllur Transmetuesi Publik vitin 2019. Kjo është evidentuar në raportin e auditorit të jashtëm për këtë institucion, raporti vjetor financiar i të cilit u shqyrtua këtë të mërkurë në Komisionin për Buxhet e Transfere të Kuvendit”, tha Kastrati.
Kreu i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, tha para deputetëve se ky raport i paraqet në mënyrë të detajuar e transparente të hyrat e shpenzimet e mediumit publik.
Mbështetje ky raport mori nga anëtarë të këtij Komisioni, që thanë se vulë i ka dhënë auditori këtij dokumenti financiar të transmetuesit publik.
Kritika për raportin pati kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati.
Por, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, tha se prej momentit kur mori detyrën është munduar t`i menaxhojë mirë financat e televizionit.
Ai tha se nga mbi 4,5 milionë euro borxhe ato kanë rënë në 2 milionë e ky fakt sipas tij do të evidentohet me raportin vjetor financiar të 2020-s.
Udhëheqësit e mediumit publik u bënë sërish thirrje deputetëve që të vizitojnë RTK-në e të shohin kushtet në të cilat punohet aty.
Kryetari i Bordit, Sali Bashota, tha se RTK-ja është i vetmi institucion publik që nuk ka shpenzime kapitale derisa çështja e pronës, sipas tij, ka mbetur e ngrirë dhe kjo tha se ndikon edhe në performancën e punës.
Në fund raporti nuk arriti të dalë në votim për shkak të mungesës së kuorumit pasi nuk ishin të pranishëm anëtarët nga PDK-ja e AAK-ja.