Në hyrje të Kuvendit të Kosovës është bërë një gjest simbolik i disa qytetarëve. Ata aty kanë pritur deputetët e Kuvendit të Kosovës, e ku ju kanë shpërnda brosha të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale e ku nga e hëna atje ka filluar të dëgjohet fjala përfundimtare, raporton Ekonomia Online.
Deputetët kanë marrë broshat, duke vazhduar të hyjnë brenda objektit ku do të ulën në ulëset e Kuvendit për ta konstituar Kuvendin.

