Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, është shprehur i shqetësimin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, edhe pse Kosova ka popullin më të ri Evropë është vend i mbyllur dhe qytetarët nuk mund të lëviz lirshëm.
“Është kënaqësi për mua të jem në Kosovë, më falni që nuk flas Gjuhën Shqipe”.
“Kosova siç dihet është vendi më i ri në Evropë dhe populli më i ri Evropë është i mbyllur, nuk mund të lëviz lirshëm”, është shprehur ai.
Ai në konferencë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin shtoi se ishte kënaqësi për të që ishte pjesë e Samitit dixhital.
“Isha pjesë e samitit dixhital në Prishtinë dje me ministrin e Ekonomisë dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe më vjen mirë që Kosova tregoi që mund të jetë pjesë e samitit”, tha ai.