Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Argjend Bajrami, ka zhvilluar takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në këtë vend, Jan Braathu.
Siç ka njoftuar Bajrami ata kanë diskutuar për një mori çështjesh, ndër të tjera diskriminimin që u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Sot në një takim me Ambasadorin Jan Braathu, diskutuam një numër çështjesh për të cilat duhet vëmendje ndërkombëtare si puna e problemeve dhe diskriminimit që u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Bajrami.