OSBE-ja i dhuron MASh-it 215 tabletë, Likaj thotë se po lehtësohet qasja e nxënësve në mësimin online

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 12:46 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka pranuar 215 tabletë nga OSBE-ja, raporton Ekonomia Online.

Ministri Ramë Likaj, tha se me këtë ndihmë po lehtësohet qasja e nxënësve në mësimin online, duke shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin për të mirë të qytetarëve.

“Kemi pranuar donacion prej 215 tabletësh për fëmijët e shkollave. Falënderoj për bashkëpunimin mes OSBE-së dhe neve”.

“Kjo përmirëson qasjen e fëmijëve në arsim në këtë kohë pandemie. Me miliona euro për pajisje dhe dezifektimin e mjeteve së bashku me OSBE kemi një projekt tre vjeçar që përfshinë libra e literaturë”.

“MASh-i e falënderon edhe për mbështetjen teknike për UP-në. Jemi mirënjohës dhe qëndrojmë të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin për të mirë të qytetarëve të Kosovës”.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, tha se po ndihmojnë që të gjithë fëmijëve pa dallim tu krijohet qasje në arsim, pas rrethanave të rreja të krijuar nga Covid-19, raporton EO.

“Mund të them që bashkëpunimi ynë më ministrin ka qenë korrekt. Corona ka sjell situata të papara e ka ndryshuar mënyrën se si punojmë e funksionojmë. Po bëhet një realitet i ri. Shkollat janë mbyllur e ndoshta duhet të mbyllen prapë. Ky vit do mbahet mend si vit i vështirë për nxënësit mësimdhënësit e prindërit”.

“Të gjithë duhet të kenë qasje të barabartë në arsim. Me 215 tabletë po ndihmojmë që fëmijët të arsimohen kjo është shenjë solidariteti pasi ky nuk është numër i madh, por vetëm kaq mund të gjenim buxhet për momentin”.

Ditë më parë edhe KFOR-i italian i kishte dhuruara MASh-it 35 laptopë, që do të shpërndahen nxënësve në nevojë, në mënyrë që tu mundësohet të ndjekin mësimin online.

Të ngjashme