Deputeti Berisha paralajmëron se do ta ftojnë në raportim drejtorin e Policisë

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështjes e Sigurisë dhe Mbrojtjes, deputeti Bekë Berisha ka paralajmëruar se do t’i ftojnë për raportim inspektoratin policor, ministrin dhe drejtorin e policisë pas raportimit se disa hetuesve që kanë hetuar ministrat e persona të afërt me Qeverinë Kurti, u është ndërruar pozita, raporton Ekonomia Online.

Berisha këto deklarata i ka bërë gjatë seancën së sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Është raportu prej Nacionales që policët hetues që kanë hetu ministrat e korruptum janë zhvendos prej hetimit dhe në hetim tash kanë ardhë disa shokë të ministrit të Punëve të Brendshme, dmth për me i mbrojtë ministrat e korruptum.”, ka thënë ai.

Tutje, Berisha është shprehur:

“Ne si komision parlamentar do të ftojmë inspektoratin policor, ministrin dhe drejtorin e policisë dhe do të merremi me këtë çështje.”, ka thënë ai.

Të ngjashme