Deputeti Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT i është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar shefi i GP-së së AAK-së, Daut Haradinaj.
“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.
Me shtimin e Demirit, Grupi Parlamentar i AAK-së ka 15 deputetë.
Ditë më parë, deputeti Adem Hoxha nga Grupi Parlamentar 6+ kaloi te Lista Serbe duke bërë që grupi 6+ të shpërbëhet.
Tani pa grup parlamentar kanë mbetur deputetët Albert Kinolli, Duda Balje, Etem Arifi, Fidan Jilta dhe Fikrim Damka.