Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se rasti ‘Panda’ është e vërteta tjetër e krimeve që shteti serb i ka shkaktuar në Kosovë.
Përmes një postimi dhe video në llogarinë e tij në Facebook, Syla familjeve të atyre që pësuan nga krimet serbe ua kemi borxh zbardhjen e të vërtetës.
“Rasti Panda është e vërteta tjetër e krimeve historike që shteti serb i ka shkaktuar në Kosovë. Beharit, Vllaznimit, Gazmendit, Xhevdetit, Agronit, Beqirit, familjeve të tyre e gjithë Kosovës ua kemi me borxh pasqyrimin e kësaj të vërtete”, ka shkruar Syla.