Syla: KEDS duhet të japë përgjegjësi për ndërprerjen e rrymës për 48 orë në Pejë

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Kohëve të fundit në mbarë vendin ka filluar të ketë reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Komunën e Pejës, ku për 48 orë kanë mbetur pa rrymë banorët e Rugovës, lagjes Dardania si dhe lagje të tjera dhe fshatra në këtë komunë.

Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, i cili ka thënë se KEDS, duhet të japë përgjegjësi urgjentisht.

“KEDS ka lënë pa rrymë që 48 orë në mes të dimrit banorët e Rugovës, lagjes Dardania, lagje të tjera të qytetit dhe shumë fshtra e përreth në komunën e Pejës”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ndër të tjera, Syla ka thënë se nuk i dihet se si janë ngrohur dhe ushqyer për këto 48 banorët e Pejës.

“Që 48 orë nuk dihet se si ata qytetarë janë ngrohur e ushqyer në këtë kohë pandemie. Kjo është vetëm papërgjegjësia e radhës e distribucionit që është falur për 23.6 milionë euro. KEDS urgjentisht duhet të japë përgjegjësi”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme