Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, publikon dokumente të reja për krimet e serbëve në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që Serbia ka kryer në Kosovë. Kësaj radhe, ai ka pyetur presidentin Vuçiq, nëse masakrat për të cilat është përgjegjës Lubomir Dikoviq, janë meritë e gradimit të tij.

Postimi i plotë:

Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq? Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore.

Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës. Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhëri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.

Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq. Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij? https://www.facebook.com/471676613270055/posts/1063863630718014/?extid=0&d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme