Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj në një postim në facebook ka thënë se Mogherini dhe Hahn nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka shkruar se pa përfshirjen e Amerikës, dialogu nuk mund të ketë sukses.
“Në reagimin tim të djeshëm pas takimit të KM Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme të BE-se, Mogerini, jam përmbajtur të mos them krejt çka mendoj, por sot s’kam qare pa e thënë! Mogerini dhe Hahn, nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj ata edhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog! Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ky dialog nuk mund të ketë sukses!”, ka shkruar Nitaj.