Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka komentuar rreth debatit për pozitën e presidentit.
Selmanaj përmes llogarisë së tij të Facebook-ut, ai ka theksuar se tanimë presidenti është i zgjedhur dhe se sipas tij një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojnë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.
“Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim”, shkroi Selmanaj.
Ai, tutje tregon se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.
“Pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës”, përfundoi deputeti Selmanaj.