Deputeti i LDK-së: Do ta votoja Osmanin për presidente, Mustafa duhet të lëshojë rrugë

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dalë nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.

Ai ka thënë se është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dalë prej krizës politike. Le të ulen partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, është shprehur Rexhepi në RTK.

“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”.

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme