Deputeti i LDK-së i prekur nga Coronavirusi: Jam duke u shëruar me sukses

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebok po deklaron se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit.

Dhe se simptomat e Coronavirusit tashmë nuk janë prezente shumë në trupin e tij.

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi…💪🤝👋 #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti.

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10219899814623381
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme