Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, me anë të një statusi në Facebook ka komentuar përplasjet në Kuvend mes kryeparlamentares, Vjosa Osmani, dhe deputetit të LDK’së Kujtim Shala.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot përdori një thënie amerikane për të treguar se në Kuvend tanimë është një kryetare që e zbaton në përpikëmëri rregulloren e punës së Kuvendit.
Por, Rugova në një status në Facebook ka komentuar këtë deklaratë të saj.
“Sa energjinë e kish! Nuk ka sherif të ri në qytet, thjesht ka ra një maskë e madhe dhe fytyra e vërtetë ka dal sheshit, por kalon edhe kjo. LDK ka tejkaluar situata edhe me të rënda se kjo”.