Deputeti i LDK-së: Koalicioni është stabil, partnerët po njoftohen për procesin e dialogut

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 15:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditëve të fundit është përfolur se ka përçarje ndërmjet koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma, për shkak të mënyrës se si po zhvillohet dialogu me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se koalicioni është stabil dhe po funksion siç duhet.

Ai mes tjerash ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përveç partnerëve qeverisës edhe subjektet e tjera politike po i informon për procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne jemi në një gjendje jo të mirë edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të procese shumë të rëndësishme për Kosovën që ndërlidhen edhe me dialogun me Serbinë edhe me gjendjen ekonomike si rrjedhojë e pandemisë”.

“…unë mendoj që koalicioni është stabil dhe është duke funksionuar si i tillë dhe mendoj që qeveria e Kosovës, është duke kryer detyrat e veta kushtetuese e ligjore sipas programit të qeverisë, dhe mendoj që ky koalicion dhe kjo strukturë e qeverisë do të vazhdojë edhe më tutje ta qeverisë vendin”.

Ai thekson se qasja e kryeministrit Hoti me subjektet politike është shumë serioze dhe transparente.

“Unë konsideroj që ka diskutime që jo vetëm me partnerët e koalicionit por edhe me gjitha subjektet e tjera politike, ju e dini që kyreministri i vendit për secilën takim që ka pasur me gjithë përfaqësuesit në Bruksel, dhe shtetet e bashkuara të Amerikës e ka njoftuar opinionin publik dhe është i gatshëm që gjithmonë pas secilit takim të raportojë para Kuvendit të Kosovës”.

“…kjo është një qasje shumë e mirë, serioze dhe që tregon se qeveria e Kosovës, para se gjithash kryeministri është transparent në këtë proces për ta njoftuar Kuvendin për secilën çështje që është duke u diskutuar në procesin e dialogut me Serbinë”.

Edhe ndërsa ndaj  masave të reja për parandalim të Coronavirusit, dolën kundër AAK dhe Nisma, raporton EO.

E lidhur me këtë Manaj thotë se ka diskutime, mirëpo ai thekson se këto masa janë marr me rekomandim të institucioneve shëndetësore të vendit.

“Këto masa kanë kaluar në mbledhjen e qeverisë, dhe fakti që kanë kaluar në mbledhjen e qeverisë ju e dini që vendimmarrja në qeveri është me shumicë të votave, normalisht që ka diskutime për të gjitha masat që janë marr qoftë nga ministria e Shëndetësisë apo nga Qeveria, janë masa që janë rekomanduar nga institucionet shëndetësore, apo nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike”.

Gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Mustafa tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

Të ngjashme