Deputeti i LDK-së testohet për Coronavirus

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Kushërinj të deputetit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Manaj ka konfirmuar se të prekur me Covid-19 janë disa familjarë të tij.

“Po, disa kushërinj të mi në Pejë. Ndërsa, unë para disa dite e kam bërë testin dhe kam rezultuar negativ”, ka thënë ai.

Ndryshe, Peja të enjten ishte qyteti me 26 raste të infektimit, raporton indeksonline.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm dje janë shëruar 21 persona, mirëpo janë prekur 39.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme