Deputeti i LDK-së shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i  LDK-së, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Avdyli ka shkruar në Facebook se pas 3 jave izolim IKSHP e ka shpalluar si të shëruar nga koronavirusi pas testit negativ.

“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim. Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës. Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220035014723299

Të ngjashme