Deputeti i LVV-së: Marketet e mëdha po i kërkojnë haraç prodhuesve

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LVV-së Eman Rrahmani, ka folur për haraçin që sipas tij vendosin disa prej rrjeteve të marketeve në Kosovë ndaj prodhuesve vendor.

Rrahmani ka thënë se një prej arysejeve të rritjes së çmimit të produkteve bazike është monopoli që kanë krijuar në treg disa prej rrjeteve të marketeve.

“Ka shumë faktor që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, një nga arsyet është krijimi i monolopeve nga ane e rrjetit të marketeve në Kosovë, në përjudhë 10-vjecare këto rrjete kanë arritur të marrin 70% të tregut në Kosovë, duke manipuluar edhe me ulje fallco, duke vendosur kushte ndaj prodhuesve të ndryshëm vendor”, ka deklaruar Rrahmani në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka akuzuar se disa prej këtyre rrjeteve të marketeve, u vendosin haraç prodhuesve vendor, shkruan Reporteri.

“Këto rrjete të marketeve i kanë qit haraç prodhuesve vendor dhe atyre që merren me distribuimin e mallrave me shumicë në Kosovë”, shtoi ai, duke paralajmëruar se do të jap edhe emra për njërin nga rrjetet e marketeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme