Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se do t’ua përmendin opozitës 20 vjet qeverisjeje për katër vjet.
Abrashi tha se faji për situatën aktuale me krizën energjetike është i opozitës së tanishme.
“Duhet ta theksojmë se mbi një miliard euro janë investuar për t’i përmirësuar kapacitetet gjeneruese dhe ja sot si është gjendja. Nëse jua vran ky 20 vjeçar veshin, kemi me jua përmend katër vjet të lume sepse përgjegjësia ka qenë vetëm e juaja dhe keni me dhënë përgjegjësi. Meqenëse nuk po jepni llogari para ligjit, së paku në foltore të Kuvendit kemi me jua përmend sa kemi me mujtë sepse faji është i juaji dhe ai nuk mund të tjetërsohet”, tha ai, Gazeta Express.
Sipas Abrashit, kriza energjetike është “rezultat i klasës së vjetër politike”.