Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se LDK dhe LVV që kanë qeverisur me Prishtinën deri më tani nuk i kanë dhënë zgjidhje problemeve.
Ai thotë se bëhet fjalë për mbi 20 vite keqqeverisje në qytetin e Prishtinës dhe sipas tij kësaj epoke duhet t’i vije fundi.
Njoftimi i plotë:
Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale.