Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me arritjen e vaksinave anti-covid në Kosovë.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se arritja e vaksinave ishte dështim.
Dështimi, sipas Haxhiut, i përket Qeverisë së shkuar dhe mburrja me reklamë, Qeverisë të re.
‘’ Arritja e vaksinave Anti-COVID-19 në Kosovë është dështim i qeverisë së kaluar, reklamë dhe mburrje me dështim për qeverinë re. Kosova është vendi i fundit në rajon që pranon vaksinat nga COVAX përmes UNICEF-it.
Ky pranim i vaksinave u bë sot me shumë pompozitet, ndërsa do të duhej të kritikoheshin të gjithë akterët sepse qytetarëve të Kosovës iu mohuan vaksinat dhe mbetëm vendi i fundit në rajon dhe në Evropë që furnizohet me vaksinat Anti-COVID-19’’, shkroi Haxhiu.
Ky është postimi i plotë:
Arritja e vaksinave sot, mburrje me dështim!Arritja e vaksinave Anti-COVID-19 në Kosovë është dështim i qeverisë së kaluar, reklamë dhe mburrje me dështim për qeverinë re.Kosova është vendi i fundit në rajon që pranon vaksinat nga COVAX përmes UNICEF-it. Ky pranim i vaksinave u bë sot me shumë pompozitet, ndërsa do të duhej të kritikoheshin të gjithë akterët sepse qytetarëve të Kosovës iu mohuan vaksinat dhe mbetëm vendi i fundit në rajon dhe në Evropë që furnizohet me vaksinat Anti-COVID-19.Në diagram mund të shiqoni vaksinimin në nivel global ku akoma Kosova nuk figuron fare.
P.S.Serbia ka nisur vaksinimin me 24 dhjetor 2020.Shqiperia ka filluar vaksinimin me 11 janar 2021.Maqedonia dhe Mali i Zi kanë filluar procesin e vaksinimit para Kosovës.Ne jemi të fundit në rajon që furnizohemi me vaksina dhe nuk ka aspak hapsirë për mburrje, përkundrazi ka shumë vend për kritikë.