Gjendja aktuale në veri, me bllokimin e rrugëve dhe sulmet ndaj Policisë, po shihen me mjaftë shqetësim nga ana e deputetit të PDK-së Isak Shabani.
Ai i tha Ekonomia Online se Qeveria Kurti gjithmonë është duke shkaktuar probleme dhe nuk është duke dhënë zgjidhje.
“Gjendja siç po shihet është mjaftë shqetësuese, nëse nuk gaboj kemi dy pika kufitare që janë ndërprerë gjitha lëvizjet apo qarkullimet, përndryshe nëse një pjesë e Policisë kanë mbetur të ngujuar nuk është duke i’u arritur ndihma prandaj kjo është shqetësuese. Kurse një pjesë nëse nuk gaboj po arrin komunikimin me ta”.
“Po shpresojmë që do të kemi zgjidhje edhe pse kjo Qeveri gjithmonë po i shkakton problemet, kur po shkakton probleme po lyp zgjidhje, por zgjidhje nuk po afron, nuk ka një plan konkrete që jemi të informuar se si do të ketë zgjidhje”.
“Këto janë në vazhdimësi shkaktimi i këtyre problemeve, duke paraparë edhe ato që nuk jemi duke e shtri sovranitetin në atë pjesë sepse një pjesë e madhe e institucioneve vendore dhe lokale aty thuajse kanë pezulluar andaj kjo është shqetësuese”, tha ai.
Shabani tha se deklarata e përfaqësuesit të BE-s, Joseph Borell, ku ka dënuar sulmet e serbeve ndaj EULEX-it dhe jo edhe ato që janë bërë edhe ndaj Policisë së Kosovës janë absudre, raporton EO.
“Në bazë të atyre informacioneve që kam pasur rastin t’i shoh, sidomos ato të ambasadës amerikane, angleze dhe gjermane janë shumë të qëlluara”.
“Sa i përket deklarimit të përfaqësuesit Borell, që përndryshe ka bërë një kërkesë apo i ka dënuar sidomos sulmet ndaj EULEX-it dhe jo ndaj Policisë së Kosovës, kjo po më duket një absurditet”, tha ai.