Deputeti i PDK-së tregon “marrëveshjen” Kurti-Vuçiq për veriun

Prishtinë | 23 Sht 2024 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka treguar “marrëveshjen” e fshehtë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me veriun për efekt elektoral. Kastrati ka thënë se Kurti e Vuçiq kanë rënë “dakord” për rritjen e votave përmes veriut.

Postimi i plotë i tij:

Marrëveshja Vuçiç – Kurti për Veriun

E zbërthyer shkurt e me gjuhë të thjeshtë:

Vuçiçi – Kurtit:

“Ti mëshoju kërbaç e me polici, ndërsa unë ju them mos të reagojnë.

Ti kështu fiton vota në Kosovë, ndërsa ne përfitojmë simpatinë e perëndimit përmes “viktimizimit të përhershëm” me rezultat final  autonomi plus në Veri.

Kohë pas kohe unë përkujdesem me ti rrit votat duke thënë që Thaçi ka qenë shumë i lehtë e ti na mbyte krejt se je luan”.

Kurti-Vuçiçit:

” Flmnd shef në mirëkuptim. Vetëm me Veriun mbahem në skenë, sepse qeverisje nuk kam për katër vite me këta ministra të lodhtë”.

Rezultati:

1. Sanksione nga BE;

2. ⁠Izolim nga SHBA;

3. ⁠ Shkelje sovranitetit nga BE duke i njohur qytetet e Kosovës si të Serbisë ( te viza liberalizimi për serbët);

4. ⁠ Zero investime të huaja dhe ekonomi e rrënuar;

5. ⁠Afrim i Serbisë me SHBA e BE dhe largim i Kosovës nga aleatët;

Urime!

Ndërsa,  zbërthimin me më shumë detale e gjeni në videon më poshtë:

Të ngjashme