Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është i pari që ofrohet si partner.
“Haradinaj vetëofrohet si partneri i parë i Zajednicës”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka dhënë mendimin e tij për çështjen e Asociacionit, që ditëve të fundit është kthyer në temën kryesore të vendit.
Sipas Haradinajt, “të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”.
Ai shprehet se marrëveshja e madhe mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.