Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kujtuar të rënët në fshatin Polac, në 20 vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Selimi ka thënë që Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve.
“Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Polac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe”.
“Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë”.
“Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim”, ka shkruar Selimi në Facebook.